Pavarësisht se Lazio e drejtuar nga Gennaro Gattuso e ka nisur në mënyrë surprizuese sezonin e ri në Serie A, duke fituar në tre takimet e para, kjo nuk mjafton për të sjellë “paqe” në marrëdhënien mes ultrasve bardhekaltër dhe presidentit Claudio Lotito.

Tifozët kryeqytetas do të vazhdojnë me bojkotin e tyre edhe të shtunën ndaj Milanit, në sfidën që do të luhet në “Olimpico”. Sipas Il Messaggero, deri më tani janë shitur 12,000 bileta, plus 3,000 mbajtës të biletave sezonale. Nga këta, 9,000 deri në 10,000 do të jenë tifozë të Milanit.

Edhe pse ndeshja do të luhet në “Olimpico” do të duket sikur të ishte në “San Siro”, pasi pjesa më e madhe e shkallëve të stadiumit do të jenë për tifozët kuqezi.

The post Lazio-Milan do të luhet në “Olimpico”, por do të jetë njësoj sikur të luhej në “San Siro”. Tifozët bardhekaltër nuk ndryshojnë qëndrim appeared first on Telesport.