Pavarësisht shpenzimeve të konsiderueshme në dy periudhat verore të merkatos, Liverpool vazhdon të ketë luhatje të shumta përsa i përket rezultateve në fushë.
Një nga repartet që nuk po funksionon ashtu siç duhej dhe ashtu siç pritej është padyshim mesfusha. Sipas BBC-së, Liverpool ka piketuar profilin e duhur për këtë repart.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Bournemouth, Alex Scott, për të cilin verën e kaluar Chelsea ofroi 60 milionë euro, por që u refuzua. Bournemouth ka vendosur të lejojë largimin e Alex Scott gjatë verës së ardhshme për shifrën 100 milionë euro.
Shifër që mesa duket Liverpool është i gatshëm ta paguajë, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Chelsea nuk është tërhequr nga ideja e transferimit të Scott dhe do të konkurrojë me Liverpool-in deri në fund.
The post Liverpool projekton goditjen e parë të madhe të verës, 100 milionë euro për një mesfushor appeared first on Telesport.
