Manchester City është shpallur fajtor për pothuajse të gjitha akuzat, për mbi 100 shkelje financiare, konfirmoi të martën Premier League. Komisioni i pavarur arriti në përfundimin se klubi ka shkelur sistematikisht rregullat e Premier League për gati një dekadë.

Shkeljet lidhen me periudhën 2009-2018 dhe përfshijnë mosraportimin e të dhënave të sakta financiare, fryrjen e të ardhurave nga marrëveshjet e sponsorizimit me kompani nga Abu Dhabi, fshehjen e pagesave shtesë për trajnerë e lojtarë, si dhe shkeljen e rregullave financiare të Premier League dhe UEFA-s.

City përdori kontrata që “shtrembëronin marrëveshjen reale mes palëve”, me synim fryrjen artificiale të të ardhurave dhe uljen e kostove. Klubi gjithashtu “ka paraqitur bilance jo të vërteta” dhe “ka fshehur gjendjen reale financiare” nga audituesit dhe organet e futbollit.

Komisioni e shpalli City fajtor për të gjitha akuzat lidhur me shkeljet e rënda financiare gjatë 9 sezoneve, si dhe për shumicën e akuzave për mosbashkëpunim me hetimin, që vazhdoi nga 2018 deri më 2023. City rrezikon sanksione të rënda, përfshirë heqje masive pikësh ose edhe përjashtimin nga Premier League. Klubi ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.

The post Manchester City rrezikon maksimalisht, ja vendimi. Fajtor për mbi 100 shkelje financiare appeared first on Telesport.