Në një komunikatë zyrtare, Manchester City shprehet se është “njëkohësisht i zhgënjyer dhe i befasuar nga qëndrimi i Komisionit të Premier League, të publikuar sot (dje)”.
Klubi nga “Etihad” “i kundërshton akuzat e ngritura nga Premier League dhe disponon një numër të madh provash të pakundërshtueshme në mbështetje të qëndrimit të tij për këtë çështje”.
Manchester City njofton gjithashtu se “do të veprojë me vendosmëri dhe, kur të jetë e nevojshme, në mënyrë proaktive në të gjitha instancat përkatëse rregullatore dhe ligjore”.
“Procedura e Premier League është ende në zhvillim dhe përmban çështje të rëndësishme që nuk janë përcaktuar akoma. Manchester City FC synon të përdorë të gjitha mundësitë e apelimit që ka në dispozicion, pasi beson se vendimi përmban gabime të dukshme thelbësore në aspektin ligjor, parimor dhe faktik, dhe se i mungon baza ligjore.
Për 8 vite, klubi ka respektuar me përpikëri zhvillimin e rregullt të procedurës, duke besuar se drejtuesit e Premier League do të vepronin si një organ kontrolli i pavarur, i paanshëm dhe i drejtë, pa ndikime të njëanshme”.
Klubi shton se është “natyrisht i kufizuar në deklaratat që mund të bëjë, deri në përfundimin e të gjitha procedurave të ardhshme”.
The post Akuzohet për mbi 100 shkelje financiare, reagon Manchester City: Do të apelojmë, jemi të zhgënjyer dhe befasuar appeared first on Telesport.
