E ardhmja e Virgil van Dijk mund të jetë larg Liverpool-it. Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i “Reds”, me kontratën që skadon më 30 qershor dhe pa një marrëveshje për rinovimin, i është ofruar me parametra zero Barcelonës për sezonin e ardhshëm, sipas të përditshmes spanjolle “El Nacional”.

Holandezi është i hapur për një transferim në La Liga, ndërsa drejtuesit katalanas vlerësojnë lidershipin dhe përvojën e tij të madhe ndërkombëtare. Megjithatë, operacioni ka hasur kundërshtimin e Hansi Flick, i cili ka shprehur dyshime të forta për shkak të moshës së lojtarit dhe preferon një mbrojtës më të ri, me perspektivë për një projekt afatgjatë.

Në listën e trajnerit të Barcelonës për përforcimin e mbrojtjes janë pikërisht Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit dhe mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni. Tani iu takon drejtuesve të Barcelonës të vendosin se cilën strategji transferimesh do të ndjekin.

 

 

The post Van Dijk i ofrohet falas Barcelonës, por Flick frenon gjithçka dhe sheh nga Interi appeared first on Telesport.