Çështja nuk lidhet vetëm me futbollin, por edhe me oportunitetin. Pas refuzimit të Andrea Pirlos për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë, lind pyetja nëse është i përshtatshëm rikthimi i Roberto Mancinit, i cili vetëm tri vite më parë u largua papritur nga kombëtarja italiane, duke e lënë në vështirësi. Presidenti Giovanni Malagò ka kërkuar një trajner “që të japë gjithçka për kombëtaren, me pasion dhe përkushtim të plotë”, ndërsa shumë tifozë ende nuk e kanë harruar largimin e Mancinit.
Në verën e vitit 2023, marrëdhëniet mes Mancinit dhe presidentit të atëhershëm të FIGC-së, Gabriele Gravina, u përkeqësuan. Më 13 gusht, trajneri dërgoi dorëheqjen me e-mail nga Mykonos, vetëm pak javë para ndeshjeve vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për kualifikueset e “Euro 2024”. Gravina u befasua dhe Mancini nuk iu përgjigj telefonatave të tij.
Pak ditë më vonë, më 28 gusht, Mancini firmosi me Arabinë Saudite një kontratë si trajner me vlerë rreth 25 milionë euro në sezon. Ai e justifikoi largimin me mosmarrëveshje për stafin, por dolën edhe pretendime për kërkesa kontraktuale më të favorshme.
Edhe pse më pas kërkoi falje, për shumë tifozë italianë ajo mënyrë largimi mbetet ende e vështirë për t’u falur. Në fund të fundit, Mancini nuk e ka fshehur kurrë një prirje të caktuar ndaj parave. Nuk është faj, sigurisht, por në disa raste kjo të bën… të papërshtatshëm.
The post Mancini dhe largimi për 25 milionë euro drejt Arabisë; a ishte zgjedhja e duhur rikthimi tek Italia? appeared first on Telesport.
