Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në MotoGP, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion (suksesi i 7 radhazi, i 10-ti sezonal). Spanjolli i Ducati bëri një garë më vete, duke i lënë pas rivalët.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli Pedro Acosta me KTM, ndërsa në të tretin italiani Marco Bezzecchi me Aprilia, por ata mbërritën në finish shumë larg Marquez. Protagonist në këtë garë edhe kampioni i botës në fuqi, spanjolli Jorge Martin me Aprilia, i katërti, rezultati më i mirë sezonal.
Një garë për t’u harruar kjo për rivalët për titull. Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër doli në vendin e 9-të, ndërsa Alex Marquez me Ducati Gresini u klasifikua në vendin e 14-të.
Tashmë Marquez, që në fillim të garës pati një kontakt e humbi disa pozicione, ka 175 pikë diferencë me rivalët në renditje, ndërkohë që kanë mbetur edhe 8 gara në fund të sezonit.
The post Marquez dominon dhe fiton garën e Hungarisë, tituli kampion është një formalitet appeared first on Telesport.
