Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot garën e Cmimit të madh të Holandës në MotoGP. Ky është sukesi i 68-të në karrierë në këtë kategori për Marquez, duke barazuar një legjendë si Giacomo Agostini.

Një triumf i merituar i pilotit spanjoll, që mori kreun e renditjes në xhiron e pestë dhe e mbrojti atë deri në fund. Ai arriti t’i përballojë me sukses sulmet e rivalvëve të tij, duke thelluar edhe më tej diferencën në renditjen e përgjithshme.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotë italianë, Marco Bezecchi me Aprilia e Francesco Bagnaia me Ducati tjetër. Zhgënjeu në këtë garë Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rrëzua në mesin e garës.

The post Marquez fiton në Holandë e shkëputet në renditje, dy italianë ngjiten në podium appeared first on Telesport.