Besart Ibraimi është “Bomba” e ditës së sotme. Sulmuesi kërçovar është larguar nga Struga Trim Lum dhe do të rikthehet te Shkëndija e Tetovës. Lajmi nuk është zyrtar nga asnjëra prej klubeve, por ka qenë vet Besart Ibraimi që e ka konfirmuar për disa media të vendit, duke potencuar se karrierën e tij do ta mbyll te Shkëndija e Tetovës.

Edhe pse “bomberi” kërçovar arriti marrëveshje rinovimi me kampionët në fuqi para fillimit të ndeshjeve europiane këtë verë, megjithatë ky vendim vjen pa pritur dhe disa ditë para fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor.

Besart Ibraimi vitet më të mira të karrierës së tij i ka kaluar te skuadra tetovare ku ka qëndruar për plot 6 vite te kuqezinjtë.