Kylian Mbappe edhe zyrtarisht sot ka nisur aventurën te Real Madridi.

Futbollisti francez i cili u transferua si lojtar i lirë nga PSG, sot ka mbajtur stërvitjen e parë me Kampionin Evropian, shkruan IndeksOnline.

Mbappe u paraqit në qëndrën stervitore të Realit, pas përfundimit të pushimeve verore, me vonesë për shkak të angazhimeve që kishte me Francën në ”Euro2024”.

Ai u bashkua me futbollistët e tjerë të Realit, të cilët u rikthyen në Madrid pas turneut parasezonal që e zhvilluan në ShBA.

25-vjeçari pritet të debutojë me ”Los Blancos” në finalen e Superkupës së Evropës, kundër Atalantas, ndeshje e cila zhvillohet me 14 korrik./IndeksOnline/