Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani sonte në Tiranë, pas mbylljes të të gjitha vendvotimeve ka takuar vëzhguesit e OSBE-së njëherish edhe deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Halil Snopçen, Monika Zajkovën dhe Nikolla Micevskin, transmeton TV21.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale Meidani shkruan: “Takim miqësor në Tiranë me Halil Snopçen, Monika Zajkovën dhe Nikola Micevskin. Bisedë interesante, energji e mirë, respekt nga të gjitha anët”.
