Gazetare: Melihate Rustemi
“Jemi në pikën kufitare Tabanoc ku gjatë ditëve në vijim pritet të rritet fluksi i mërgimtarëve të cilët tashmë po bëjnë përgatitjet e fundit për tu nisur drejt vendlindjes për të kaluar disa javë pushim. Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka paralajmëruar një plan operativ me qëllim shmangien e pritjeve të gjata dhe lehtësimin e qarkullimit”.
“Si kaluat rrugës? Shumë mirë. Kur jeni nis edhe a kishte pritje të gjata? Pritje nuk ka pas aspak, shumë mirë ka qenë, rruga ka qenë e hapur. Faktikisht ditën e enjte e nisin pushimin fëmijët edhe të gjithë nisen atë ditë. Ju me qëllim jeni nis më herët që ta shmangni rrëmujën? Jo, fëmijët i kam nis me aeroplan, unë vet erdha me makinë”, tha një mërgimtar.
“Shumë mirë, nuk kishte trafik, kaluam mirë. A kishte diku pritje? Jo, jo nuk kemi prit. Sa do të qëndroni për pushime? Do qëndrojmë tre javë”, tha një tjetër mërgimtar.
Këtë vit shumë mirë kaluam, rruga ishte e hapur, shumë mirë edhe moti na ka ndihmuar. Shumë mirë, shumë lehtë kemi kaluar. Ku po shkoni tash? Në Turqi po shkojmë, në Stamboll. Atje jetoni, keni familje? Po, atje jetojmë. Sa do të qëndroni në pushim? Dëshirojmë të qëndrojmë pesë javë”, theksoi një mërgimtar nga Belgjika
Pushimet e mërgimtarëve fillojnë kryesisht nga java e dytë e muajit korrik deri në mesin e gushtit. Autoritetet kanë apeluar familjet të cilat udhëtojnë, të kenë kujdes në rrugë dhe të drejtojnë automjetet e tyre të pushuar dhe duke organizuar mirë orët e rrugëtimit. Në kontrollet kufitare këtë vit, përveç atyre rutinore, shumica e mërgimtarëve dhe shtetasve nga vendet fqinje do të përballen edhe me gjobat e mundshme nga Safe City. Sipas policisë, ndaj shtetasve të huaj duke do të ketë masa më të rënda represive, përveç obligimeve për ta paguar gjobën kundërvajtëse për shpejtësi. /Alsat.mk
The post Mërgimtarët drejt vendlindjes, kufijtë përgatiten për fluksin veror appeared first on Alsat.
