PSG ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Ligue 1, pasi mundi në transfertë Brest me rezultatin e ngushtë 0-1.

Sfida u zhbllokua që në minutëne 5-të, ku pas një topi të humbur nga kundërshtari në zonën e tyre dhe kombinimit fantastik me Ousmane Dembele, ishte Ferran Torres që shënoi me një goditje të bukur me të djathtën, nga jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN

Torres bëhet lojtari i parë që nga Zlatan Ibrahimovic në vitin 2012 që shënon 6 gola në 5 ndeshjet e tij të para zyrtare me PSG-në.

Në minutën e 39-të, dëmtohet Achraf Hakimi dhe lë fushën e lojës. Në vend të tij futet Fabian Ruiz. Në vijim do të mësohet më shumë për shkallën e dëmtimit të marokenit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për PSG-në.

Brest e nis më mirë pjesën e dytë, duke iu afruar golit, por goditja e Kamory Doumbia ndalet nga shtylla, në minutën e 50-të. Dy minuta më pas, PSG gjen golin me Warren Zaire-Emery, por anullohet për faull.

Në minutën e 57-të, Doumbia provon të gjejë sërish golin e barazimit, por Safonov bën një pritje të shkëlqyer. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, PSG fiton 0-1 dhe renditet në vendin e shtatë me 5 pikë.

The post Mjafton Torres, PSG merr fitoren e parë për këtë sezon në Ligue 1 (video) appeared first on Telesport.