Sot moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të lehta deri mesatare gjatë ditës.Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Në orët e pasdites priten kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me reshje të shkurtra shiu, bubullima dhe erë më të fuqishme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 29 deri në 34 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës mund të ketë kushte për stuhi lokale. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.

Sipas parashikimeve, të enjten në disa vende priten kushte më të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht mund të ketë stuhi me reshje më intensive, shkarkesa elektrike, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe mundësi për breshër. Nga e premtja pritet stabilizim i përkohshëm i motit./Alsat.mk.

The post Moti sot me diell dhe temperatura të larta deri në 34°C appeared first on Alsat.