Anësori belg, Thomas Meunier, ka bërë një koment epik kur u pyet për në lidhje em transferimin e Ayyoub Bouaddi te Manchester City për 100 milionë euro.
“Ayyoub është një lojtar i jashtëzakonshëm. Por nuk ka më asnjë kuptim të flasësh për para, sepse është e kotë. Mund të blesh një gomar për 200 milionë dhe një lojtar vërtet të mirë për 20 milionë. Thjesht nuk ka më kuptim”, tha Meunier.
Anësori belg i transferuar së fundmi te Sunderland e njeh mjaft mirë Ayyoub Bouaddi, pasi ka qenë shokë skuadre te Lille. Komenti i tij nuk i referohet vetëm rastit të talentit të ri maroken, por gjithë situatës që po ndodh në futbollin e sotëm, ku shumat për transferimin e futbollistëve janë vërtet të fryra.
The post “Mund të blesh një gomar për 200 milionë euro dhe një lojtar vërtet të mirë për 20 milionë euro” appeared first on Telesport.
