Anglia ka marrë një fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Irlandës në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit te këtij edicioni në Ligën e Kombeve (Liga B). Që të gjithë golat e realizuar në këtë takim nga ‘Tre Luanët’ erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. Irlanda rezistoi deri kur mbeti me te kuq ne minuten e 51-te.
Fillimisht për rezultatin 1-0 u përkujdes Harry Kane (53’) i cili realizoi nga penalltia të cilën e fitoi Jude Bellingham. Vetëm disa minuta më vonë, Anglia dyfishoi epërsinë duke gjetur golin kësaj radhe përmes Antony Gordon (56’) i cili realizoi për 2-0.
Kjo nuk ishte e tëra, pasi vendasit shënuan edhe një herë tjetër me anë të Conor Gallagher (58’) për rezultatin 3-0. Dy golat e fundit i realizuan të inkuadruarit në pjesën e dytë, Jarrod Bowen (76’) për 4-0 dhe Taylor Harwood-Bellis (79’) për 5-0.
Në anën tjetër fitore po ashtu mori edhe Greqia të cilët fituan me rezultat 2-0 ndaj Finlandës ne Helsinki. Anastasios Bakasetas realizoi për 1-0 në minutën e 52-të, teksa golin e dytë e realizoi Christos Tzolis në minutën e 56-të.
Kështu tashmë dihet se Anglia e ka përfunduar këtë cikël të Ligës së Kombeve si lidere e grupit me 15 pikë, po aq sa ka edhe Greqia në vendin e dytë, por ‘Tre Luanët’ kishin golaverazhin më të mirë.
The post NATIONS LEAGUE | Anglia e mbyll si e para e grupit, shkatërron Irlandën! Greqia digjet nga golaverazhi (VIDEO) appeared first on Telesport.