Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshuar stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja miqësore, Ukrainë U-21- Shqipëri U-21, e programuar për 5 tetor 2026.
Sfida, e cila ishte njoftuar më herët se do të zhvillohej në Debrecen të Hungarisë, do të luhet në Eger, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”.
Gjithashtu, është përcaktuar edhe orari i ndeshjes, e cila do të nisë në 15:30.
Përballja me Ukrainën U-21 është pjesë e programit të përgatitjeve të Kombëtares shqiptare U-21 për Kampionatin Europian U-21, “EURO 2027”, ku Shqipëria do të jetë një nga vendet organizatore.
Kjo do të jetë një tjetër mundësi për kuqezinjtë për të testuar grupin dhe për të vijuar përgatitjet në funksion të eventit të vitit të ardhshëm.
The post Ndryshon stadiumi, mësohet se ku do të luhet miqësorja Ukrainë – Shqipëri U-21 appeared first on Telesport.
