Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënëë të dielën se “Izraeli është më i fortë se kurrë”, ndërsa njoftoi investimet e fundit ushtarake të vendit.
Në një video-adresim, ai ka thënë se Izraeli po blinte “dy skuadrone avionësh modernë: F-35 dhe F-15IA” dhe se pilotët e tij “mund të arrijnë kudo në qiellin iranian dhe janë të përgatitur ta bëjnë këtë, nëse kërkohet”.
Ai ka vazhduar duke thënë se Izraeli “do të shtojë rreth 120 miliardë dollarë në buxhetin e mbrojtjes dhe kjo është për të prodhuar këto armë në Izrael dhe për të mos qenë i varur nga vendet e huaja”.
Duke folur për kërcënimin e dronëve, ai ka thënë se “disa javë më parë urdhërova krijimin e një projekti të veçantë për të penguar kërcënimin e dronëve dhe sot do të më paraqitet një raport progresi mbi këtë temë”.
Ndërkohë, Hezbollahu ka lansuar një armë të re kundër Izraelit verior në rundin e fundit të luftimeve, dronë të vegjël të kontrolluar me kabllo me fibra optike me gjerësinë e fillit dentar që shmangin zbulimin elektronik.
Këta dronë, të përdorur gjerësisht në luftën në Ukrainë, janë të vegjël, të vështirë për t’u ndjekur dhe vdekjeprurës.
Dronët vranë një ushtar izraelit në Libanin jugor dhe plagosën dhjetëra të tjerë në Izraelin verior të enjten, dy prej të cilëve rëndë.
Një ushtar dhe një kontraktor mbrojtjeje u vranë në Liban në fillim të kësaj jave.
Lufta e fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut filloi më 2 mars, kur Hezbollahu qëlloi raketa në Izraelin verior, dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një luftë kundër mbështetësit të tyre kryesor, Iranit. Që atëherë, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore dhe ka nisur pushtimin tokësor të Libanit jugor, duke pushtuar dhjetëra qytete dhe fshatra përgjatë kufirit.
