Emisioni “Në Shtëpinë e Futbollit” vijoi këtë javë në FSHF TV, me fokus te Kombëtarja shqiptare, forma e legjionarëve kuqezi, java e katërt e “Abissnet Superiore” dhe zhvillimet më të fundit në infrastrukturën e futbollit shqiptar.
Nën drejtimin e Lenida Halilajt, të ftuar në studio ishin ish-futbollisti dhe kursanti i UEFA PRO, Arbër Abilaliaj, si edhe gazetari sportiv, Glend Tafaj. Në fokus ishte Kombëtarja shqiptare në prag të UEFA Nations League, ndërsa u diskutua edhe për listën e lojtarëve që trajneri Rolando Maran do të publikojë të shtunën, në orën 11:00.
Një hapësirë të rëndësishme zuri edhe forma e legjionarëve. Cristian Shpendi vijon paraqitjet e mira, duke realizuar dy gola në ndeshjen e fundit, ndërsa Taulant Seferi shënoi gjithashtu dy herë me Kayserispor. Në vëmendje ishin edhe goli i Indrit Tucit me Olimpija Ljubljanën dhe paraqitja vendimtare e Jasir Asanit, me gol dhe asist në fitoren 3-0 të Esteghlal ndaj Al-Sadd në Champions League të Azisë. Gjithashtu, edhe rikthimi i Anis Mehmetit me gol në ndeshjen e “EFL Cup” të Ipswich ndaj Arsenal.
Në pjesën kushtuar futbollit vendas u analizua java e katërt e “Abissnet Superiore”, me fitoren e AF Elbasanit ndaj kampionëve të Egnatias, suksesin 2-0 të Laçit ndaj Vllaznisë, fitoren e Teutës 2-0 ndaj Vorës dhe ngjitjen e durrsakëve në krye të renditjes. Në fokus ishte edhe fitorja e tretë radhazi e Dinamo City, 4-2 ndaj Partizanit, si dhe barazimi 1-1 mes Skënderbeut dhe Tiranës.
Emisioni trajtoi gjithashtu inspektimin e UEFA-s në Shqipëri në kuadër të UEFA EURO U-21, me vizitat në katër stadiumet pritëse, si dhe investimet e FSHF-së në infrastrukturë, me inaugurimin e fushës së re sportive në Durrës nga Presidenti Armand Duka.
“Në Shtëpinë e Futbollit” sjell çdo javë në FSHF TV analizën dhe zhvillimet kryesore të futbollit shqiptar, duke ndjekur Kombëtaren, legjionarët, kampionatet kombëtare dhe projektet për zhvillimin e futbollit në vend.
The post Nga java e 4-të e Abissnet Superiore, e deri te legjionarët e Kombëtarja. Ja çfarë u diskutua “Në Shtëpinë e Futbollit” appeared first on Telesport.
