PSG fitoi Superkupën e Europës për të dytin sezon radhazi, duke mposhtur Aston Villa 2-1 në Salzburg. Ky është trofeu i dytë i Superkupës për Luis Enrique me PSG-në dhe një tjetër dëshmi e dominimit europian të klubit. Ngjashmëria me Zinedine Zidane është e dukshme. Me Real Madridin, francezi fitoi 3 Champions League radhazi (2016, 2017, 2018) dhe 2 Superkupa të Europës po radhazi.
Sidoqoftë, rruga e Enrique ishte ndryshe. Ai mori drejtimin e PSG-së në vitin 2023, pas largimit të yjeve si Messi, Neymar dhe më vonë Mbappé. Spanjolli ndërtoi një skuadër të bazuar te presioni i lartë, kolektiviteti dhe përkushtimi taktik. Enrique e udhëhoqi PSG-në drejt 2 Champions League radhazi, më 2025 dhe 2026, duke mposhtur gjigantët europianë.
Me Superkupën Europiane të fituar dje, Enrique ka tani 3 Champions League si trajner: me Barcelonën më 2015 dhe PSG-në në 2025 e 2026, duke barazuar Zidane, Pep Guardiolën dhe Bob Paisley. Dominimi i PSG-së nuk duket më një shkëndijë kalimtare, por perandori futbolli e qëndrueshme.
The post Nga mrekullia e Zidane te perandoria e Enrique; si dy trajnerët u “takuan” në fronin e Europës appeared first on Telesport.
