Janë luajtur takimet e javës së parë të Superligës në volejboll për meshkuj. Studenti, pas triumfit një javë më parë në Kupën e Federatës, e ka nisur mbarë edhe kampionatin, duke fituar 3-1 ndaj Partizanit.
Kjo është humbja e dytë brenda një jave për kampionët në fuqi dhe në të dyja rastet u mundën nga Studenti, që duket një hap më lart (25-12, 24-26, 25-19, 25-21). Një start i mirë i kampionatit nga Studenti, që synon titullin
Në Durrës, skuadra e Skënderbeu fitoi 3-1 ndaj Erzenit (24-26, 25-17, 25-20, 25-17). një fitore me përmbysje, duke marrë tri pikët e para. Fiton edhe Vllaznia, që në Shkodër mposhti 3-0 Elbsanin (26-24, 25-15, 25-23), ndeshje me rivalitet.
Superliga-Meshkuj (java 1)
Vllaznia – Elbasani, 3-0
Studenti – Partizani, 3-1
Erzeni – Skënderbeu, 1-3
Tirana (pushim)
Renditja: Vllaznia 3 pikë, Studenti 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Erzeni 0 pikë, Partizani 0 pikë, Elbasani 0 pikë, Tirana 0 pikë.
The post Nis Superliga: Studenti tjetër leksion Partizanit, fitojnë edhe Skënderbeu e Vllaznia appeared first on Telesport.
