Newcastle kabarazuar 2-2 ndaj Liverpool në “St.James’Park”, në javën e parë të sezonit të ri në Premier League. “Qymyrxhinjtë” e nisën në mënyrë të shkëlqyer duke gjetur golin që në minutën e 5-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të William Osula, ishte Anthony Elanga që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën. SHIKOGOLIN
Në minutën e 18-të, ishte Florian Wirtz që iu afrua shumë golit të barazimit, por goditja e gjermanit u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Hornicek. Minutat e tjera në vazhdim ishin të qeta për të dy klubet dhe nuk pati asnjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.
Liverpool e nis më mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 55-të, ishte Cody Gapko i cili gjeti golin e barazimit me një goditje fantastike me të djathtën nga distanca. SHIKOGOLIN
Megjithatë, vendasit nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën sërish golin e avantazhit. Këtë herë me Joe Willock, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas një kundërsulmi fantastik. SHIKOGOLIN
Në minutën e fundit shtesë, blerja e verës, Victor Munoz pengohet në zonë, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet Dominik Szoboszlai dhe topi përfundon në rrjetë. Ndeshja mbyllet 2-2. SHIKPENALLTINEDHEGOLIN
The post Një penallti në frymën e fundit shpëton Liverpool-in nga humbja. Te Newcastle nuk iu besojnë dot syve appeared first on Telesport.
