Paris FC i drejtuar nga Liam Rosenior mund të quhet surpriza e këtij fillim sezoni në Ligue 1. Ekipi i dytë i Parisit, pas PSG, mundi sot 2-1 Strasbourg, në sfidën e luajtur në stadiumin “Jean Bouin”, e vlefshme për javën e pestë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të, ku algjeriani Ilan Kebbal shënoi një gol spektakolar me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, duke e lënë në vend portierin kundërshtar. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit. Në minutën e 57-të, Pablo Pagis dyfishon shifrat për vendasit me një tjetër gol të bukur. SHIKOGOLIN
Në minutën e 88-të, Strasbourg rihap takimin, falë një autogoli. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Pas kësaj fitoreje 2-1, Paris FC mban vendin e dytë me 11 pikë. Strasbourg mbetet në vendin e gjashtë.
The post Një tjetër Paris po shkëlqen këtë sezon në Ligue 1, por jo ai i Luis Enrique. Tre pikë ndaj Strasbourg dhe vendi i dytë (video) appeared first on Telesport.
