Giovanni van Bronckhorst nuk kërkoi justifikime pas humbjes së thellë 5-1 të Feyenoordit ndaj Barcelonës, duke pranuar diferencën mes dy skuadrave. “Nëse e shihni mënyrën se si luan, Barcelona është skuadra më e mirë në botë për momentin”, – deklaroi trajneri holandez.
Ai theksoi se Feyenoordi nuk kishte dalë në fushë për t’u mbrojtur: “Nuk dolëm për të parkuar autobusin. Patëm mundësi dhe u përpoqëm të shënonim, por goli i hershëm i Barcelonës ndikoi në ndeshje”.
Për humbjen, Van Bronckhorst tha: “Ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Gabimet paguhen. Mund të mësojmë shumë nga kundërshtari, edhe pse jemi skuadra shumë të ndryshme. Ka diferencë niveli”. Ai parashikoi sukses për ekipin e Flick: “Barcelona mund ta fitojë këtë Champions League”.
Van Bronckhorst admiroi edhe Lamine Yamal: “Në moshën e tij ka fituar gjithçka. Tifozët e duan. Mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. E shoh si Messin dhe Ronaldinhon. Mund ta fitojë ‘Topin e Artë’, pyetja është se kur”.
Për fjalët e Flick, ai u shpreh: “Flick është shumë i sjellshëm që tha se i pëlqyem, se ushtruam presing dhe nuk u kufizuam vetëm duke u mbrojtur”.
The post “Nuk deshëm të parkonim autobusin, Barcelona është skuadra më e mirë në botë” appeared first on Telesport.
