Gazetari Sandro Sabatini kritikoi Luciano Spallettin pas humbjes së Juventusit ndaj Sassuolos, duke u ndalur veçanërisht te deklarata e trajnerit bardhezi se i kishte pëlqyer paraqitja e skuadrës.

I ftuar në studiot e “Mediaset”, Sabatini komentoi edhe zërat për një rikthim të mundshëm të Antonio Contes te Juventusi: “Që mbi Juventusin të jetë hija e Contes, nuk është diçka origjinale. Sinqerisht, mendoj se nuk është aspak rasti. E kam të vështirë ta kuptoj Spallettin kur thotë: ‘Mua më pëlqeu skuadra’.

Nuk e di, unë nuk e njoh më Spallettin, atë të kohëve të mira. Këtë duhet ta them, sepse Spalletti është një trajner që u ka mësuar shumë të gjithë trajnerëve, përfshirë mënyrat e organizimit dhe disa gjëra që unë nuk i shoh më”.

Sabatini vuri në pikëpyetje ndryshimin e Spallettit, duke theksuar se trajneri dikur ishte referencë për shumë kolegë dhe se disa prej veçorive taktike që e karakterizonin nuk po shihen më te Juventusi.

 

The post “Nuk e njoh më Spallettin si trajner. Conte te Juventusi? Mendoj se nuk është aspak rasti” appeared first on Telesport.