VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin për shkarkim të prokurorit publik Lupço Kocevski. Sot në Daily Click këtë e tha sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Igor Janushev. Përndryshe prokurorin publik e zgjedh Kuvendi me propozim të qeverisë.
-Po, si mundësi ekziston.
-A e dini në çfarë bazë do të targetohej?
-Mendoj se nëse marrim parasysh se çfarë po ndodhej dhe sa denoncime janë atje, do të gjejmë shumë baza, por plani fillestar i qeverisë ishte të jepet shans. Çdokujt t’i jepet shans. Unë personalisht mund të komentoj se fatkeqësisht ky shans nuk shfrytëzohet në mënyrë adekuate, ashtu siç presin qytetarët. Të rikujtoj. Besimi te sistemi gjyqësor është nën 2%.
