Të dhënat nga platformat në internet tregojnë që, deri në orën 13:51 të së shtunës, totali i të ardhurave (përfshirë parashitjet) të biletave të kinemave të sezonit veror 2025 në Kinë i tejkaloi 3 miliardë juanët.

Sivjet spikatin sidomos filmat e animuar, me filma të tillë të rinj të publikuar pothuajse çdo javë. Aktualisht, janë planifikuar të shfaqen rreth 20 filma të animuar kinezë e të huaj.

Përveç ofertës së pasur kinematografike, këtë sezon veror shumë filma të animuar do të shfaqen edhe në natyrë, me lojëra ndërvepruese dhe forma të tjera të pasura e të larmishme, duke i lejuar publikut të përjetojë përvojën e re të sjellë nga gërshetimi “filma + turizëm kulturor”