Oklahoma është skuadra e parë që pret një biletë për në gjysmëfinalet play off në NBA, duke mundur 131-122 Phoenix në ndeshjen e katërt çerekfinale dhe fitoi 4-0 serinë. Një ndeshje spektakolare, ku për kampionët u dallua Shai me 31 pikë.
Po në Perëndim, skuadra e Denver fitoi 125-113 ndaj Minnesota dhe rihap garën për një vend në gjysmëfinale. Tashmë Minnesota udhëheq 3-2 me ndeshje. Nikola Jokic realizoi një “triple double” për vendasit (27 pikë, 12 rebound, 16 asist).
Surpriza më e madhe mbetet në Lindje, ku Detroit është në prag të eliminimit pas humbjes 94-88 në fushën e Orlando. Kjo e fundit udhëheq 3-1 serinë e takimeve. Bane me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për Orlando, ndërsa 25 pikët e Cunningham për Pistons mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes, çerekfinale
(1-8), Detroit – Orlando, 88-94 (1-3)
(2-7), Boston – Philadelphia, (3-1)
(3-6), New York – Atlanta, (2-2)
(4-5), Cleveland – Toronto, (2-2)
Konferenca e Perëndimit, çerekfinale
(1-8), Oklahoma – Phoenix, 131-122 (4-0)
(2-7), San Antonio – Portland, (3-1)
(3-6), Denver – Minnesota, 125-113 1-3)
(4-5), Lakers – Houston, (3-1)
The post Oklahoma skuadra e parë gjysmëfinaliste, Jokic mban Denver në garë, Detroit pranë eliminimit appeared first on Telesport.
