Tirana në volejboll për femra fitoi 3-2 në Pogradec ndaj skuadrës vendase në finalen e tretë play off, duke udhëhequr 2-1 serinë e takimeve. Duket se faktori fushë nuk po ndikon shumë në këto finale, pasi kanë fituar gjithnjë ekipet udhëtuese.
Sfida e tretë ishte më e bukura, me skuadrën vendase që kaloi dy herë në epërsi me sete (25-19 seti i parë dhe 25-21 seti i tretë), por pa mundur dot të fitojë. Tirana replikoi duke fituar setin e dytë dhe të katërt (25-22 e 25-23).
Në setin final një dominim bardheblu, që ishte më superior në fushë, duke fituar 15-10 dhe krejt ndeshjen 3-2. Një triumf që afron Tiranën me titullin kampion, pasi tani kryeqytetaset janë një fitore larg trofeut, që mund të vijë pas dy ditësh në Farkë.
Superliga-Femra, finale play off
Nd.1, Pogradeci – Tirana, 1-3
Nd.2, Tirana – Pogradeci, 1-3
Nd.3, Pogradeci – Tirana, 2-3
Nd.4, Tirana – Pogradeci
The post Tirana triumfon sërish në Pogradec dhe i afrohet titullit kampion për femra appeared first on Telesport.
