Victor Osimhen ka reaguar pas komenteve të trajnerit të kombëtares së Nigerisë, Eric Chelle, i cili kishte lënë të kuptohej se sulmuesi ishte pranë largimit nga Galatasaray. Vetë ai e sqaroi situatën përmes një postimi në Instagram:

“Porsa përfundova një bisedë telefonike me trajnerin Eric Chelle në lidhje me komentet e tij në intervistën e fundit. Fatkeqësisht, fjalët e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ekzagjeruar. Ai ka respekt të madh për Galatasaray, ndjek shumicën e ndeshjeve tona dhe nuk ka pasur kurrë qëllim të krijojë polemika”.

Osimhen shtoi se e vlerësoi bisedën me trajnerin dhe marrëdhënien e tyre profesionale: “E vlerësova këtë bisedë, mundësinë për të përfaqësuar gjithmonë vendin tim dhe pres me padurim të vazhdoj të punoj me të. Ai është një trajner i madh, që e respektoj shumë. Ju kërkoj me mirësjellje të mos iu kushtoni rëndësi spekulimeve që po qarkullojnë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe!”

 

The post Osimhen “përgënjeshtron” trajnerin e kombëtares për largimin nga Galatasaray: U nxor jashtë kontekstit… appeared first on Telesport.