Lille ka zyrtarizuar emërimin e Davide Ancelotti si trajner i ekipit të parë. Klubi francez njoftoi se italiani ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, duke marrë vendin e Bruno Genesio, kontrata e të cilit përfundoi në fund të majit.

Për djalin e trajnerit të Brazilit, Davide Ancelotti, ky është një hap i rëndësishëm në karrierë. Ai flet frëngjisht dhe e njeh mirë futbollin francez, pasi ka punuar si përgatitës atletik te PSG gjatë viteve 2012-2013, në stafin e të atit, Carlo.

Pas eksperiencave si ndihmës te klube të mëdha si Real Madrid, Bayern Munich, Napoli dhe Everton, si edhe periudhës si trajner i Botafogo, ku drejtoi 55 ndeshje me mesatare 1.67 pikë për takim dhe përfundoi në vendin e gjashtë, 36-vjeçari është gati për sfidën e parë të madhe si trajner në futbollin europian.

Prezantimi i tij pritet të bëhet së shpejti, edhe pse aktualisht ndodhet në Brazil si pjesë e stafit të Brazil, që drejtohet nga babai i tij, Carlo Ancelotti. Sfida te Lille bëhet edhe më interesante, pasi skuadra franceze do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm në  Champions League.

The post Zyrtare! Davide Ancelotti emërohet trajner i klubit në Champions, nis aventurën e parë në Europë appeared first on Telesport.