Nënkrytari i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me mos intonimin e himnit kombëtar në Kongresin e parë partiak të VLEN-it. Osmani përmend heshtjen e VLEN-it për ndalimin e gjuhës shqipe, ndërprerjen e përfaqësimit të drejtë dhe tani, thekson ai, heshtet edhe për himnin.
Postimi i Bujar Osmanit:
E ndaluan gjuhën.
E ndërpren përfaqësimin e drejtë.
E nënçmuan vullnetin e popullit.
E bllokuan Evropën.
Tani heshtën edhe himnin.
