Provimi përfundimtar në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve jepet vetëm në gjuhën maqedonase, gjë që sipas profesorit Afrim Osmani, përbën diskriminim ndaj gjuhës shqipe. Osmani thekson se kjo çështje është ngritur edhe në debate ku është kërkuar që kandidatëve t’u mundësohet dhënia e provimit edhe në gjuhën shqipe, por deri tani nuk ka gatishmëri për ndryshime.

  • Gazetare, Arta Tahiri: Në cilën gjuhë jepet provimi përfundimtar për gjykatës dhe prokurorë?
  • Afrim Osmani: Në gjuhen maqedonase.
  • Gazetare, Arta Tahiri: Pra, kjo i bie se ka diskriminim të gjuhës shqipe edhe në këtë institucion!
  • Afrim Osmani: “Po, edhe aty. Isha në një debat ku e organizonte akademia për gjykatës dhe prokurorë publik për ligjin e ri që është në procedurë parlamentare dhe e ngritëm zërin për këtë çështje se duhet edhe tek kjo fazë dhe procedurë perse të mos u mundësohet kandidatëve të cilët kërkojnë që provimi final të jepet në gjuhën shqipe. Pra perse të mos u mundësohet një gjë e tillë. Por, nuk janë të gatshëm të pranojnë një risi apo ndryshim të tillë.”

The post Osmani: Provimi në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve, vetëm në maqedonisht appeared first on Alsat.