Carlos Espi i transferuar në mënyrë surprizë nga Levante te Real Madrid për 25 milionë euro, ka shpëtuar “Los Blancos” dy herë në gjashtë javët e para të La Ligës, pasi me futjen e tij në fushë dhe golin vendimtar në minutat e fundit, ka ardhur fitorja për madrilenët.
Cadena SER zbulon se Espi para se të transferohej te Real Madrid, ishte shumë pranë Barcelonës, por klubi katalanas refuzoi, pasi kishte plane të tjera për sulmin.
“Agjenti i tij e ofroi atë te Barcelona, por klubi katalanas, pasi vlerësoi se ai është një lojtar i shkëlqyer, vendosi të mos e finalizonte marrëveshjen sepse nuk donte të paguante 25 milionë euro për një sulmues që nuk do të ishte titullar dhe nuk do të merrte shumë minuta.
Në vend të tij, Barcelona u fokusua te Hamza Abdelkarim, i cili së fundmi rinovoi kontratën deri në vitin 2030”, zbulon Cadena SER.
The post Para se të zyrtarizohej te Real Madrid, Carlos Espi ishte shumë pranë Barcelonës. Zbulohet pse dështoi transferimi appeared first on Telesport.
