Gazetar: Avni Tahiri
”Jo më larg se dje, listës së personave të lënduar në vendkalimin ilegal në BitPazar të Shkupit, iu shtuan edhe dy persona të cilët mbeten të lënduar. Disa ditë më herët kishte tentativë për t’u mbyllur tërësisht ky vendkalim por u ndërpre nga ana e qytetarëve të cilët kërkojnë legalizimin e të njëjtit me vendosjen e vizave të bardha apo semaforëve.” tha; Avni Tahiri, Gazetar.
”Ky vendkalim duhet të mbetet, të vendosen vijat e bardha dhe semafor. Nuk pengon asgjë pasi këtu kanë qenë vijat e bardha por i hoqën e sa i përket urës, nuk e di për çfarë arsye është ndërtuar por e njëjta nuk është praktike për njerëzit.” tha; një qytetar.
”Jo, nuk jemi për mbylljen. Këtu duhet të vendosin semaforë pasi këtu kalojnë për në shkollë etj.”Jo më larg se dje ndodhi aksident me dy të lënduar këtu.! Po, kjo duhet të rregullohet që të mos ndodhin aksidente e këtu se kanë rregulluar aspak, le të vendosin semaforë dhe vijat e bardha.” tha; një qytetar.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se insistimi i disa individëve që të mos mbyllet vendkalimi ilegal në Bit Pazar ka kontribuar në vazhdimin e rrezikut për këmbësorët dhe në pasoja si aksidenti i djeshëm. Nga atje shtojnë se mbeten në qëndrimin e tyre që ky vendkalim duhet të mbyllet ose të gjendet një zgjidhje e përshtatshme që do të garantonte sigurinë e qytetarëve.
Disa ditë më parë tentativa për mbylljen e këtij vendkalimi ilegal u ndërpre për shkak të protestuesve të cilët dolën në rrugë. Grilat që u vendosën për mbyllje u hoqën menjëherë ndërsa qytetarët, kryesisht tregtarët në të njëjtën ditë theksuan se kishin marrë garanci se vendkalimi do të legalizohet por ende nuk dihet se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Në këtë vendkalim në BitPazar, deri tani kanë ndodhur dhjetëra aksidente, disa prej të cilave me fatalitet. /Alsat.mk
The post Pas aksidentit të fundit, qytetarët kërkojnë semaforë dhe vija të bardha në vendkalimin në Bit Pazar appeared first on Alsat.
