Ministri për vetëqeverisje lokale, Zllatko Perinski, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, ku shprehu mbështetje të fuqishme për vendosjen e modelit për një njësi zgjedhore, si zgjidhje e drejt dhe e nevojshme për sistemin zgjedhor në vend. Në lidhje me paralajmërimet se ai është një prej kandidatëve të mundshëm për Qytetin e Shkupit në zgjedhjet lokale, ai tha se nuk ka biseduar në këtë temë me liderin e partisë, Hristijan Mickoski.

“Tema një njësi zgjedhore u aktualizua para zgjedhjeve. Kjo shpesh stimulohet nga partitë më të vogla që pas zgjedhjeve disi “flladiten” në këtë temë dhe assesi ky proces të hyjë në fazën finale. Ne si VMRO-DPMNE jemi konsistencë në qëndrimin tonë në raport me këtë çështje dhe në periudhën derisa ishim në opozitë thamë se do të mbështesim një njësi zgjedhore, të njëjtën e themi dhe tani, nuk ka asnjë problem, duhet të ulemi hapur në Kuvend të gjithë aktorët të bisedojmë dhe të gjendet zgjidhje adekuate dhe të mbështetet ky model dhe unë shpresoj se një herë e përgjithmonë do të fillojmë realizimin”, pohoi Zllatko Perinski, ministër për Vetëqeverisje Lokale.