José Mourinho nuk e humbi rastin për të bërë humor në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Elche. I pyetur se cila ishte pjesa më e vështirë e përballimit të tri ndeshjeve në harkun e shtatë ditëve, trajneri portugez dha një përgjigje me ironi: “Pjesa më e vështirë e të luajturit tri ndeshje në një javë? Të bësh gjashtë konferenca shtypi në një javë”.
Më pas, Mourinho iu drejtua gazetarëve me sarkazmën e tij karakteristike: “Vërtet, më mjaftoni ju dhe juve ju mjaftoj unë. Madje nuk keni më as pyetje për të më bërë. Por ja ku jemi, sepse kjo është puna jonë. Lojtarët duhet ta bëjnë punën e tyre, edhe ne duhet ta bëjmë tonën”.
Në fund, ai shtoi me buzëqeshje: “Nëse ju më kurseni një konferencë, unë sjell këtu diçka për të ngrënë dhe argëtohemi pak”.
Batuta e Mourinhos pasqyron edhe ngarkesën e madhe të kalendarit, që i detyron trajnerët dhe lojtarët të përballojnë ritme intensive mes ndeshjeve, përgatitjeve dhe angazhimeve mediatike.
The post “Pjesa më e vështirë e të luajturit 3 ndeshje në një javë? Të bësh 6 konferenca shtypi në një javë” appeared first on Telesport.
