Portieri i Arsenal, David Raya, fitoi për të dytin vit me radhë trofeun “Doreza e Artë” në Premier League. Një çmim që i jepet portierit më të mirë. Raya konkurronte për këtë çmim bashkë me Matz Sels të Nottingham Forest, pasi që të dy kishin mbajtur portën të paprekur në 13 ndeshje.

Por ajo që vendosi emrin e fituesit ishte numri më i paktë i golave që pësoi Arsenal në kampionat, 34 gola karshi 46 golave të pësuar nga Forest. “Çdo çmim është i veçantë, por mënyra se si u mbrojtëm këtë sezon ishte fantastike. Patëm shumë lëndime dhe shpesh në mbrojtje luanin lojtarë të ndryshëm”, tha Raya.

Kjo tregon gatishmërinë për të vazhduar të bësh gjërat e duhura dhe merita shkon për të gjithë ata që ndihmuan ekipin të qëndrojë pretendent deri në fund

”, shtoi portieri spanjoll.

Është një moment i veçantë. Të bësh diçka të tillë në këtë klub të mrekullueshëm dhe të vendosësh diçka në historinë e klubit, është e pabesueshme. Jam shumë krenar që e kam arritur këtë”, tha Raya.

The post Portieri i Arsenal fiton për të dytin vit me radhë “Doreza e a Artë” në Premier League appeared first on Telesport.