Paris Saint-Germain ka mundur 2-1 Aston Villa-n në Salzburg dhe ka fituar Superkupën e Europës për vitin e dytë radhazi.
Siç kuptohet edhe nga rezultati nuk ka qenë një fitore e lehtë për t’u arritur nga ekipi i Luis Enrique.
Kampionëve të Champions League u kanë mjaftuar vetëm 20 minuta për të gjetur golin e avantazhit.
Një gol që është shënuar nga Kvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani është futur në zonë dhe ka mposhtur portierin Bizot me një goditje të fuqishme.
PSG-Aston Villa 1-0 Kvaratskhelia
Reagimi i Aston Villa-s ka ardhur në fundin e pjesës së parë kur 17-vjeçari Brian Madjo, në debutimin e tij më klubin anglez, ka barazuar për ekipin e Emery.
Një gol i merituar për Villa-n që kishte shkuar afër golit disa herë pikërisht me Madjo.
Anglezi
PSG-Aston Villa baraz imi i Madjo
Sulmuesi anglez është bërë lojtari më i ri që shënon gol në Superkupën e Europës.
Ka qenë Doue që ka kthyer në avantazh francezët në minutën e 61-të me një finalizim të bukur. Në fillim goli është anuluar për pozicion jashtë loje, por është quajtur i vlefshëm pas ndërhyrjes së VAR.
PSG-Aston Villa 2-1 Desire Doue
Villa ka shkuar afër golit të barazimit në disa momente, por pa e arritur atë.
The post PSG nuk di të ndalet, Kvara dhe Doue i dhurojnë Superkupën e Europës (Video) appeared first on Telesport.
