Qeveria përmes një komunikate duke komentuar vendimin e SHBA-së për tarifat doganore, thotë se bëhet fjalë për një vendim të pritshëm të administratës amerikane që nuk anashkaloi asnjë vend të botës, sic thonë, madje as Britaninë e Madhe, Kanadanë, BE-në dhe qindra shtete tjera.

Sipas Qeverisë, ky vendim nuk do të ketë impakt ndaj ekonomisë vendore.

“Ekipet qeveritare tashmë i analizojnë pasojat e mundshme dhe bashkë kemi plan të gatshëm për tejkalimin e situatës. Ky vendim nuk do të ketë ndikim ndaj ekonomisë sonë, por kemi plan të qartë se si të vazhdojmë më tej” – thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Nga Qeveria thonë se tashmë janë vendosur kontaktet me administratën amerikane dhe do të vazhdojnë në nivel të lartë, kurse Qeveria punon për gjetjen e zgjidhjes dhe zbatimit të planit.

“Me rëndësi është të përmendet se s`ka nevojë për panik, e as për reagime dhe konkluzione të shpejtuara. Bëhet fjalë për diçka që një kohë të gjatë ishte paralajmëruar nga kjo administratë dhe nuk është anashkaluar asnjë vend – madje as edhe partnerët më të vjetër dhe më tradicional të SHBA-së” – thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria thonë se kjo situatë paraqet shansin për shumë njerëz që nuk ia duan të mirën Qeverisë, që ta sulmojnë dhe të përpiqen për t`i shkaktuar dëm imazhit qeveritar, sic thonë, qoftë për interesa personale, qëllime partiake.