Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se deri në ora 21:00 në të gjithë vendin janë regjuastruar gjithsej 26 zjarre në hapësira të hapura, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga QMK, 4 zjarre janë ende aktive, 1 është vënë nën kontroll, ndërsa 21 të tjera janë shuar.
Njoftimi i plotë:
Aktive: 4
Nën kontroll: 1
Të shuara: 21
Zjarre aktive (4)
Komuna e Makedonski Brod – Rezervati Natyror Jasen (pyll i përzier).
Komuna e Lipkovës – fshati Lojane drejt fshatit Miratovce (Vegjetacion i ulët dhe kashtë).
Komuna e Kumanovës – fshati Tabanovce dhe fshati Sopot, një vend i quajtur Slanisht (vegjetacion i ulët dhe kashtë).
Komuna e Kumanovës – fshati Proevc, një vend i quajtur Karpa e Zhivkovës (vegjetacion i ulët).
Nën kontroll (1)
Komuna e Jegunovcës – midis fshatrave Rogaçevo, Jazhincë dhe Orashje e poshtme (kullota dhe pyll i përzier).
Zjarre të shuar (21)
Komuna e Shtipit – rr. Veljko Vllahoviq nr. 1 (vegjetacion i ulët).
Komuna e Butelit – fshati Lubanci (vegjetacion i ulët).
Komuna e Butelit – fshati Lubanci (vegjetacion i ulët).
Komuna e Kumanovës – vendbanimi Lagjja e trimave (vegjetacion i ulët).
Komuna e Kumanovës – fshati Rahmali (vegjetacion i ulët dhe kashtë).
Komuna e Kumanovës – fshati Sllupçan (vegjetacion i ulët).
Komuna e Vallandovës – fshati Josifovë (vegjetacion i ulët).
Komuna e Gjevgjelisë – fshati Bogorodic (deponi dhe vegjetacion i ulët).
Komuna e Strumicës – fshati Dabile (vegjetacion i ulët).
Komuna e Strumicës – fshati Monospitov (deponi).
Komuna e Strumicës – fshati Prosenikov (deponi mbeturinash).
Komuna e Llozovës – fshati Bekirlija ( pyll i degraduar i ulët).
Komuna e Dolnenit – midis fshatrave Llazhani dhe Koshin (vegjetacion i ulët).
Komuna e Mogillës – fshati Logovard dhe fshati Karaman (vegjetacion i ulët dhe mbeturina).
Komuna e Tetovës – fshati Brodec (vegjetacion i ulët).
Komuna e Tetovës – vendbanimi Drenovec (pyll i përzier dhe mbeturina).
Komuna e Tearcës – fshati Nerasht (vegjetacion i ulët).
Komuna e Gostivarit – fshati Reçan (vegjetacion i ulët dhe mbeturina).
Komuna e Likovës – fshati Sllupçan (vegjetacion i ulët dhe pyll pishe).
Komuna e Çashkës – midis fshatrave Sogle dhe Bogomillë (pyll i degraduar i ulët).
Komuna e Staro Nagoriçane – fshati Dragomanc (disa pemë të djegura).
