Tregu i relikeve sportive po shkruan historinë dhe po vendos një rekord të ri. Një fanellë e Michael Jordan, e veshur në ndeshjet jashtë fushe dhe e firmosur prej tij gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur privatisht për 14 milionë dollarë.

Sipas shtëpisë së ankandeve, ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një objekt kujtimi nga bota e basketbollit. Kompania “Hunt Auctions”, me bazë në Pensilvani, njoftoi shitjen private të hënën, duke identifikuar blerësin si Ron Firman, një sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme nga Miami.

Fanella e kuqe është ajo që Jordan veshi në ndeshjen e dytë të serisë finale, më 5 qershor 1998. Atë mbrëmje, ai dhe skuadra e Chicago Bulls mundën Utah Jazz, duke barazuar rezultatin e serisë në 1-1.

Kjo fanellë i shtohet një liste arritjesh financiare të paprecedenta. Vetëm pak javë më parë, rekordi mbahej nga një tjetër “relike” e Jordan: fanella nga ndeshja e tretë e finaleve të vitit 1998.

Ajo ishte e famshme për fitoren historike dhe dërrmuese të Bulls me rezultatin 96-54, e e shitur për 12,26 milionë dollarë. Këto janë shifra të jashtëzakonshme që ripërcaktojnë kufijtë e koleksionimit të objekteve sportive.

The post Rekord historik në NBA: Fanella e Michael Jordan u shit për shifrën marramendëse në një ankand privat appeared first on Telesport.