Me një pjesë të kampionateve në Europë që tashmë janë mbyllur këtë sezon dhe pjesën tjetër që do të mbyllet këtë fundjavë, kemi një tablo të qartë të golashënuesve më të mirë në Europë.

Vendi i parë tashmë është vulosur me 36 gola nga Harry Kane. Erling Haaland ka ende një ndeshje në dispozicion, ku i mjafton një gol për t’i marrë vendin e dytë sulmuesit të Sporting Lisbonës, Luis Suarez.

Kylian Mbappe renditet në vend të pestë me 24 gola, por në rast se ndeshjen e fundit shënon dy ose më shuëm gola, mund të arrijë podiumin. Po ashtu Vedat Muriqi i Mallorca-s dhe Igor Jesus i Brentfordit kanë dhe nga një ndeshje në dispozicion për t’u ngjitur më shumë në renditje, në top 10 vendet e para.

Golashënuesit më të mirë në kontinent:
1) Harry Kane (32 vjeç / Bayern Munich / Angli) – 36 gola në 31 ndeshje (2,382 minuta)

2) Luis Suárez (28 vjeç / Sporting Lisbon / Kolumbi) – 26 gola në 30 ndeshje (2,519 minuta)

3) Erling Haaland (25 vjeç / Manchester City / Norvegji) – 26 gola në 34 ndeshje (2,869 minuta)

4) Ayase Ueda (27 vjeç / Feyenoord / Japoni) – 25 gola në 31 ndeshje (2,534 minuta)

5) Kylian Mbappé (27 vjeç / Real Madrid / Francë) – 24 gola në 30 ndeshje (2,516 minuta)

6) Paul Onuachu (31 vjeç / Trabzonspor / Nigeri) – 22 gola në 30 ndeshje (2,525 minuta)

7) Vangelis Pavlidis (27 vjeç) i vjetër / Benfica / Greqi) – 22 gola në 33 ndeshje (2,669 minuta)

8) Eldor Shomurodov (30 vjeç / Istanbul Basaksehir / Uzbekistan) – 22 gola në 34 ndeshje (2,928 minuta)

9) Vedat Muriqi (32 vjeç / Real Mallorca / Kosovë) – 22 gola në 36 ndeshje (3,047 minuta)

10) Igor Thiago (24 vjeç / Brentford / Brazil) – 22 gola në 37 ndeshje (3,197 minuta)

The post Renditja e golashënuesve më të mirë në Europë. Vendi i parë është vulosur, Mbappe ende në garë për podiumin appeared first on Telesport.