Gazetar:Bashkim Sulejmani
Rënia e numrit të nxënësve ngre alarmin. Për këtë çështje sot krerët e komunave të Rajonit Planor të Pollogut, kanë marrë vendim që ti drejtohen me kërkesë Ministrisë së Arsimit, me qëllim që të shpëtohen shkollat dhe të ruhet cilësia.
“Si sfidë kryesore paraqiten shkollat e periferisë apo të malësisë ku nuk ka asnjë nxënës. Tek ne nuk ka ende rast por do ketë dhe ato shkolla detyrimisht, fatkeqësisht duhet të mbyllen. Në lidhje me numrin e nxënësve që parasheh paralelja, duhet që fondi i orëve i plotë të jetë me 15 orë jo me 20 siç është deri më tani sepse bie numri i nxënësve. Paralelet të formohen nga 15 nxënës e më lartë jo siç është tani nga 20 nxënës, Deklaroi Blerim Sejdiu. Kryetar i Rajonit Planor të Pollogut.
Megjithatë faktet flasin ndryshe, pasi nga 1 shtatori për shkak të mungesës së nxënësve, shkolla fillore “Abdyl Frashëri” në Sellcë të Keqe të komunës së Bogovinës nuk hapi fare dyert.
“Nuk kemi regjistruar asnjë nxënës dhe nuk kemi asnjë nxënës nga klasa e dytë në të nëntën. Ne e informuam Ministrinë se kjo shkollë nuk ka nxënës. Juridikisht ne nuk e kemi mbyll atë shkollë, por kemi sqaruar se kjo shkollë s`ka asnjë nxënës, e nëse paraqitet ndonjë nxënës brenda vitit, do bartet me transport publik në fshatin Bogovinë”, Tha Minur Asani, Përgjegjës për arsim në komunën e Bogovinës.
Pothuajse pa, apo me vetëm dy apo tre nxënës, janë edhe fshati Jellovjan i komunës së Bogovinës si dhe fshati Novosellë i cili ka mbetur me gjithsej 18 nxënës, kundrejt jellovjanit që ka gjithsej tre nxënës. /alsat.mk
The post Rënia e numrit të nxënësve alarmon kryetarët e komunave të Pollogut appeared first on Alsat.
