Kryetari i Konfederatës së Organizatave të Sindikatës e Maqedonisë (KSOM), Marjan Risteski sot gjatë protestës të punëtorëve të NP “Rrugë dhe Rrugica” nuk përjashtoi radikalizimin e protestave nëse nuk zgjidhen problemet me pagat dhe kushtet e punës.

Siç theksoi Risteski, nuk dëshirojnë të bëjnë rrëmujë në Shkup, por nëse dikush e kërkon, ata janë të përgatitur.

Muajin e kaluar nuk dolëm për të protestuar, por çdo muaj e shihni të njëjtën histori. Sa herë që punëtori i jep një shans palës tjetër, në zhargonin sportiv, ne marrim një autogol. Kjo tashmë është e padurueshme, gjendja në ndërmarrje është jashtëzakonisht kritike, shihni njerëzit pas, këto punojnë çdo ditë, i shihni në rrugë çdo ditë, si në verë +40 ashtu edhe në dimër”, theksoi Marjan Risteski – kryetar i KSOM.