Gianni Rivera ka folur për futbollin e sotëm, marrëdhënien e tij me institucionet dhe situatën e kombëtares italiane. Ish-numri 10 i Milanit kritikoi ndikimin e parave në futboll: “Bota e futbollit, nga Blatter tek Infantino, ka pasur gjithmonë paranë si zot. Për sa kohë komandon paraja, futbolli nuk do të ndryshojë”.
Sipas Rivera, edhe futbollistët janë transformuar: “Sot lojtarët janë kompani dhe bëhen skuadër me të tjerët vetëm në fushë”.
Rivera, i cili muajt e fundit kishte shfaqur edhe gatishmërinë për të kandiduar si president i FIGC, foli për raportin e tij me institucionet: “Unë jam i pakëndshëm, dje si sot, sepse idetë e mia gjithmonë shqetësojnë pushtetin”.
Për kombëtaren, ai do të kishte preferuar një rol të rëndësishëm për Paolo Maldinin, veçanërisht për pavarësinë e tij.
Ndërkohë, Rivera ishte kategorik kundër rikthimit të Roberto Mancinit në stolin e Italisë: “Ta rikthesh Mancinin në stol është fyerje për tifozët dhe lojtarët”.
The post Rivera: Futbolli është në duart e parave. Rikthimi i Mancinit tek Italia? Fyerje për lojtarët dhe tifozët appeared first on Telesport.
