Rodri ka rrëfyer për “Mundo Deportivo” prapaskenat e refuzimit të madh ndaj Real Madridit, përpara se të zgjidhte të vishte fanellën e Barcelonës: “Pas Botërorit doja të kaloja dy javë të qeta, por nuk ishin aspak të tilla.

M’u desh të merrja një vendim të rëndësishëm, mes dy prej klubeve më të mëdha në botë. Në fund, zgjedhja ime ishte thjesht sportive. Zgjodha klubin që, sipas meje, është më i përshtatshëm për të më ndihmuar të rritem si lojtar.

Dua të theksoj se t’i thoja jo Real Madridit nuk ishte e lehtë, edhe sepse ata u sollën në mënyrë shembullore me mua. Para se t’i refuzoja, telefonova Mourinhon për ta falënderuar për interesimin që kishte treguar për mua”.

Mbi objektivat e skuadrës katalanase shtoi: “Champions League? Është një trofe që Barça mund ta fitojë, por nuk mendoj se jemi favoritë. Kemi ende disa gjëra për të rregulluar që ta fitojmë. Raphinha, lojtari që më ka befasuar më shumë. Julian Alvarez? Sigurisht që do ta merrja në skuadër. Kemi luajtur bashkë te Manchester City, është i jashtëzakonshëm”.

The post Rodri: Ja pse zgjodha Barcelonën, nuk ishte e lehtë t’i thoja “jo” Real Madridit appeared first on Telesport.