Luis Nazario de Lima, i njohur nga të gjithë si Ronaldo, mbush sot 50 vjeç. Një nga sulmuesit që shkroi historinë e futbollit në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e mijëvjeçarit të ri, u dallua për klasin, shpejtësinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme, pavarësisht problemeve të shumta fizike.

I lindur më 18 shtator 1976 në Brazil, Ronaldo shpërtheu fillimisht me Cruzeiron, përpara se të transferohej në Europë te PSV Eindhoven e më pas te Barcelona. Në verën e vitit 1997 kaloi tek Interi, ku fitoi Kupën UEFA në sezonin e parë, duke shënuar edhe në finalen ndaj Lazios. Më pas, dëmtimet e rënda në gju ia ndërprenë vazhdimisht karrierën.

Pas zhgënjimit të 5 majit 2002 me Interin, Ronaldo udhëhoqi Brazilin drejt triumfit në Botërorin e Koresë së Jugut dhe Japonisë, duke shënuar 8 gola, përfshirë dopietën në finalen 2-0 ndaj Gjermanisë.

Pas Botërorit kaloi te Real Madridi, ku realizoi 104 gola në 177 ndeshje. Në vitin 2007 u kthye në Milano, këtë herë si kuqezi, përpara aventurës së fundit me Corinthians dhe tërheqjes në vitin 2011.

Ronaldo fitoi dy “Topa të Artë”, më 1997 dhe 2002, ndërsa me Brazilin shënoi 15 gola në Botëror. Ai ishte kampion bote edhe më 1994, ndonëse nuk luajti.

 

The post Ronaldo mbush 50 vjeç. Një karrierë si “Fenomen” i vërtetë, edhe përballë dëmtimeve appeared first on Telesport.