Edhe në ditën e sotme të Nations League pati surpriza të këndshme në fushën e gjelbërt. Ajo që vlen të përmendet është fakti se Portugalia në minutat e fundit bëri kthesën e plotë ndaj Skocisë duke e mundur me rezultatin 2-1 pikërisht me golin e yllit portugez Ronaldo.

Në ndeshjen e fundit ai festoi golin e 900 në karierën e tij ndërsa sot ndaj Skocisë i bëri 901.

39 vjeçari edhe pse mbi vete ka një moshë që në fushën e gjelbërt është vështirë për t’u përballur ai dëshmon se vitet për atë janë thjesht numër.

Përndryshe në sfidat e sotme Danimarka e mposhti Serbinë, Spanja e mposhti Zvicrën e Xhakës ndërsa Kroacia me fitore minimale mundi Poloninë.