Florent Muslija, u përjashtua pak ditë më parë nga grumbullimi i Kosovës, për shkak se kishte thyer rregullat e vendosura nga trajneri.

Mbrojtësi u largua nga hoteli i grumbullimit, pa leje dhe për këtë arsye, Federata e Kosovës dhe trajneri Franco Foda, vendosën ta largojnë nga grumbullimi.

Megjithatë, telashet për lojtarin nuk janë mbyllur këtu. Muslija është lënë jashtë skuadrës edhe te Freiburg. Trajneri i këtyre të fundit, nuk e ka grumbulluar futbollistin nga Kosova, për ndeshjen e kampionatit në Bundesliga 2, ndaj Bochum.

Në shpjegimin e tij, trajneri Julian Schuster, pranoi se dënimi lidhet me ngjarjet e ndodhura të lojtarit te Kosova, ndërsa tha se Muslija duhet të jetë i përgjegjshëm për veprimet e tij.